Google Maps mund t`ju gjurmoje dhe t`ju tregoje ku keni qene
Google ka shtuar një funksion të ri tek Google Maps që lejon përdoruesit për të parë se ku ata kanë qenë në çdo ditë të caktuar, muaj apo vit.
Funksioni i ri i Google Timeline pretendon se nëpërmjet fotove mund t’ju tregojë se ku keni qënë në atë kohë. Ky funskion na bën të shohim të gjitha lëvizjet tona, falë GPS-it të telefonit, dhe bashkë me të hartën edhe fotot që kemi bërë në ato vende. Kompania e kërkimi tashmë gjurmon vendndodhjen e përdoruesve të Android, për sa kohë që ata zgjedhin për të ndarë historinë e tyre të vendndodhjes me Google.
Funksioni është privat, domethënë mund ta shohë vetëm përdoruesi, dhe është i disponueshëm vetëm nëse zgjedh opsionin e memorizimit të “location history”, domethënë kronologjinë e vendeve që kemi vizituar në Google. Për të hyrë në “Your Timeline” mjafton të prekësh ikonën në Google Maps: ajo e tre vijave paralele, në të majtë të faqes ku futen fjalët kyçe që përdorim për të gjetur vende.
“Your Timeline” do të jetë i disponueshëm gradualisht si në versionin për kompjuter të Google Maps dhe në Android. Për shembull, Google tani ofron njoftime kur ka incidente trafikut, ose ju kujton ku keni parkuar makinën tuaj. Përdoruesit mund të hyjën dhe të menaxhojnë historinë e tyre të vendndodhjes në llogarisnë e tyre.